Sport

Ka ndërruar jetë ish kryetari i Lirisë, klubi prizrenas i dërgon telegram ngushëllimi familjes

Është ndarë nga jeta Ridvan Hoxha, ish-kryetar i KF Liria (2005) dhe një veprimtar i madh i sportit, shkruan Gazetasheshi.com

Hoxha krahas aktiviteteve të tjera kombëtare ishte dhe mbetet një adhurues dhe kontribuues i madh i futbollit në veçanti dhe sportit në përgjithësi.

Klubi Futbollistik “Liria” i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Hoxha:

Telegram ngushëllimi

Prehu në paqe Ridvan Hoxha !

KF Liria, mori lajmin e kobshëm këtë paradite.U nda nga jeta ish kryetari i KF Liria (2005) dhe një veprimtar i madh i sportit. Ngushëllime familjes, komunitetit sportiv dhe kudo që veproi i ndjeri. Ai, krahas aktiviteteve të tjera kombëtare ishte dhe mbeti një adhurues e kontribues i madhë i futbollit në veçanti dhe sportit në përgjithësi.

Pas lufte, me krijimin e rrethanave të reja, La Rid siq e quanim rëndom, i dha një tjetër shtytje të madhe futbollit. Kontributi tij në KF Liria , është i madhë. Do ta kujtojmë me respekt këtë veprimtarë shumë dimensional’.

Prehu në paqe në tokën e Kosovës së lirë, që e deshe shumë !

Me shumë respekt,

KF Liria

Qemal Krasniqi, kryetar

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës