Sport

Ka gol në ndeshjen, Trepça ’89 – Besa

Superliga është duke futur në fazën finale për edicionin 2020/21, teksa sot do të zhvillohen tri ndeshje të vlefshme për javën e 32-të.

Padyshim që përballja më interesante pritet të jetë në Gjilan, aty ku do të takohen dy ish-kampionat e Kosovës, Drita dhe Feronikeli.

Edhe pse dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të ndryshme, përballja ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë ka sjell rivalitet të fortë në fushë.

Duel interesante do të jetë edhe ai në Podujevë, pasi Arbëria pritet të përballet me Gjilanin. Arbëria kanë kthyer shpresat për qëndrimin në elitë dhe fitorja e fundit përball Feronikelit po i jep motiv ende me të madh, ku synojnë edhe tre pikë ndaj kuqebardhëve.

Ndërsa të besuarit e Ismet Munishit nuk kanë asnjë objektiv dhe pozita e tyre është komode në renditje tabelare, ku në këtë ndeshje do të jenë pa presion.

Takimi i tretë për këtë ditë zhvillohet në Mitrovicë, ku do të përballen Trepça ’89 me Besën.

Mitrovicasit kërkojnë vetëm triumfin për t’i ikur zonës së rrezikut, ndërsa pejanë të cilët janë përshëndetur nga elita kërkojnë të bëjnë befasi edhe në “Riza Lushta”.

Gazeta Olle si gjithmonë ju informon në kohë reale për duelet e sotme.

LIVE Drita – Feronikeli 1-0

26′ Festim Alidema (Dri) godet traversën nga penaltia.

25′ Astrit Fazliu (Dri) ndalet brenda zonës nga ‘gardiani’ Florian Smakiqi, teksa gjyqtari kryesor Alban Shala akordon sërish penalti për Dritën.

17′ GOOOL: Festim Alidema (Dri) realizon nga penaltia për t’i kaluar vendasit në epërsi, 1-0.

16′ Klodian Duro, kryetrajner i Feronikelit ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestave.

16′ Astrit Thaqi (Fer) ndëshkohet me kartont të verdhë për shkak të protestave.

15′ Astrit Fazliu (Dri) ndalet brenda zonës nga Argjend Malaj dhe gjyqtari kryesor Alban Shala akordon penalti për skuadrën vendase.

12′ Festim Alidema (Dri) gjuan nga afërsia, por vetëm jashtë portës.

– Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Arago, Cuculi, Blakqori, Vucaj, B.Shabani, Fazliu, Alidema, Xh.Shabani, Alidema, Haxhimusa.

Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Thaqi, Malaj, Hoxha, Dabiqaj, Pllana, Milickovic, Da Silva, Maliqi, Simonovski.

LIVE Arbëria – Gjilani 2-1

18′ GOOOL: Arbëria shënon përmes Almir Kryeziut dhe përmbys rezultatin në 2-1.

10′ GOOOL: Cesar Santos (Arb) ka realizuar nga penaltia për ta barazuar rezultatin, 1-1.

03′ GOOOL: Besar Musolli (Gjil) gjuan nga afërsia dhe arrinë ta dërgojë topin drejt rrjetës, 0-1.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu, Pira, Ibrahimi, Hyseni, Avdulli, Bahtiri, Zabërgja, Bruqi, Llugiqi, Kryeziu, Cesar Santos.

Gjilani: Ruçi, Kqiku, Dallku, Veliu, Halili, Useini, Musolli, Hila, Hajdari, Çyrbja, Progni.

LIVE Trepça ’89 – Besa 0-1

20′ GOL! Diellor Beseni (Bes) me një gjuajtje mjeshtërore arrinë ta dërgojë topin drejt rrjetës për t’i kaluar miqtë në epërsi, 0-1.

04′ Ardi Tahiri (Bes) gjuan mbi portë nga afërsia.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Tofilofski, Ard.Muja, Mashau, Berisha, Dedia, Nene, Nimani, Jashari, Shala, Darwish, Arb.Muja

Besa: Haxhijaj, Hana, Salihu, Halili, Maliqi, Xhaka, Haxhiu, Brruti, Beseni, Syla, Tahiri.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës