Sport

Ka gol në ndeshjen, Llapi – Dukagjini

Java e tetë në elitën e futbollit kosovar do të vazhdojë sot me tri ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që dueli kryesor i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku përballë janë dy rivalët e vjetër, Drita dhe Prishtina.

Dy skuadrat bardhekaltër kanë një rivalitet të madh mes vete dhe kjo e bën edhe më të bukur derbin që do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Ndeshje fantastike na pret edhe në Merdare, ku Llapi pret Dukagjinin.

Llapjanët ende nuk kanë shijuar fitoret këtë edicion dhe një gjë të tillë synojnë ta bëjnë ndaj Dukagjinit që në këtë takim udhëton e motivuar pas triumfit ndaj Dritës.

Feronikeli pret Ulpianën, ku dy skuadrat barazuan në xhiron e fundit dhe duan të rikthehen te fitoret.

Superliga LIVE:

Drita – Prishtina 0:0

‘Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Islami, Cuculi, Blakçori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Vucaj, Namani, Haxhimusa.

Prishtina: Nika, B. Krasniqi, Atanda, Bekteshi, Mici, E. Krasniqi, Boshnjaku, Mankenda, Hoti, Kryeziu, John.

Llapi – Dukagjini 1:0

12′ Goooool. Llapi kalon në epërsi ndaj Dukagjinit falë golit nga Riveira.

‘Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avyli, Idrizi, Prençi, Ramadani, Selmani, Maliqi, Krasniqi, Shillova, Peposhi, Riviera, Neto.

Dukagjini: Haxhihamza, Millaku, Kuçi, Syla, Elezaj, Ahmeti, Hasanaj, Januzi, Dallku, Shabani, Da Sillva

Feronikeli – Ulpiana 1:0

32′ Gooool. Feronikeli kalon në epërsi ndaj Ulpianës. Drilon Leku realizues.

‘Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Bejta, Morina, Shala, Pllana, Maliqi, Shabani, Ahmeti, Leku, Gashi.

Ulpiana: Blakçori, Gjoni, Makolli, Emini, Rapuca, Mustafa, Shala, Rezi, Iran, Qerim, Santos.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit