Sport

Ka gol në ndeshjen, Feronikeli – Drita

Superliga e Kosovës sot vazhdon me ndeshje tejet interesante.

Klubi Futbollistik “Feronikeli” do t’i bëj konak skuadrës kampione të Kosovës, Dritës, shkruan Gazetasheshi.com

Dy skuadrat do të luftojnë për pikët maksimale që të jenë sa më afër kreut të tabelës.

Gazeta “Sheshi” do të raportoj minutë pas minute për këtë ballafaqim:

Feronikeli – Drita 1-0

32′ Xh.Shabani (Dri) gjuan fuqishëm, por topi shkon larg mbi portë.

30′ Drita assesi të rrezikoj portën e ‘Niklit’.

19′ Gooool – Mendurim Hoti (Fer) realizon për epërsinë e Feronikelit, pas gabimit trashanik të Faton Malokut.

15’ Kanë kaluar pesëmbëdhjete minuta lojë, Feronikeli po tregohet më kërkuese se kampionia e Kosovës

04′ Hoti (Fer) shpërdoron një mundësi të mirë, duke gjuajtur larg mbi portë.

02′ Marclei (Fer) gjuan fuqishëm, por topi shkon mbi portë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Lladrovci, Hoxha, Balde, Malaj, Bojku, Da Sillva, Hoti, Greca, Marclei. Kryetrajner: Afrim Tovërlani

Drita: Maloku, Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, Brdarovski, Namani, Vucaj, Fazliu, Ajzeraj, Shabani, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarët: Genc Nuza, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Erdall Zasella

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas]

Postime të ngjajshme
Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun

Sport

Rashica në vetizolim

Sport

Gjigantët evropianë interesohen për yllin e Real Madridit

Sport

Jo vetëm italianët, ja çfarë shkruajnë mediat franceze për Mirlind Dakun