Sport

Ka gol në ndeshjën Arbëria-Ballkani

Ka startuar dueli i parë për xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Arbërisë dhe Ballkanit.

Dueli po zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq dhe pa prezencën e tifozëve. Gjendja e fushës duket e rënduar pas reshjeve të mëdha të shiut, ndërkohë që dy trajnerët kanë hyrë në këtë përballje me formacionet më të mira të mundshme.

Gazeta “Sheshi” do u sjell më të rejat e fundit nga ky takim:

LIVE

Arbëria – Ballkani 1-0

35′ GOOOL | Sunaj Hasan (Arb) përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase dhe realizon për 1-0.

32′ Meriton Korenica (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

30′ Mirlind Daku (Ball) godet shtyllën pingulen nga afërsia.

20′ Sunaj Hasan (Arb) gjuan me kokë, por pret Armend Rugji.
18′ Sunaj Hasan (Arb) realizon me kokë, por goli anulohet për pozitë jashtë loje.

04′ Edvin Kuç (Ball) me një goditje qëndrore kërkon ta befasojë ‘gardianin’ Donat Kaqiu, i cili tregohet i vëmendshëm.

02′ Edvin Kuç (Ball) gjuan me kokë jashtë portës pas harkimit nga ndërprerja e Armend Thaqit.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaqiu, Pira, Arrabal, Hyseni, Avdulli, Bahtiri, Zabërgja, Bruqi, Kryeziu, Kashtanjeva, Hasan. Kryetrajner: Arbnor Morina

Ballkani: Rugji, Thaçi, Jashanica, Prekazi, Potoku, Gashi, Kuç, Baftiu, Korenica, Gripshi, Daku. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Gjyqtarë: Gramos Shala, Gzim Mehmeti, Elvis Bicaj & Bardh Ajeti

Stadiumi: “Agron Rama” Obiliq

Postime të ngjajshme
Sport

Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në “El Clasico”

Sport

Batatina tregohet i ashpër kur pyetet për dorëheqje: Nuk merrem me persona që i kanë vetëm 50 cent për një makiato

Sport

Jashari i Trepçës ’89 paralajmëron Ballkanin, gjithashtu tregon synimin e klubit

Sport

Ky është kampionati i parë në Evropë që ndërpritet shkaku i rritjes së rasteve me Koronavirus