Sport

Juventusi zbulon 23 futbollistët e regjistruar për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve

Juventusi ka publikuar listën me futbollistët që do jenë pjesë e skuadrës së parë për sezonin e ri (2020/21) në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.

Në mesin e futbollistëve 23 futbollistëve të ftuar padyshim që janë edhe futbollistët që iu bashkuan kampionit në fuqi italian gjatë afatit kalimtar të verës.

Pra, përforcimet e verës si Arthur, McKennie, Kulusevski, Morata e Chiesa janë pjesë e listës së Andrea Pirlos për sezonin e ri në garën më të fortë në botë për klube.

Lista e futbollistëve:

Portierë: Szczesny, Buffon, Pinsoglio

Mbrojtës: Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Demiral, Frabotta, Cuadrado

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, McKennie, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Kulusevski, Portanova

Sulmuesi Chiesa, Dybala, Morata, Ronaldo.

Postime të ngjajshme
Sport

Situata me COVID-19 por përkeqësohet, kampionati rrezikon ndërprerjen, FFK me mjek shtesë në stadiume

Sport

‘Bomberi’ gjilanas i cili po shkëlqen me skuadrën e Ballkanit po kërkohet nga dy klube të Serie A

Sport

Orari i tri javëve të ardhshme në Superligë, priten ndeshje të mëdha

Sport

Zyrtare: Tyson rikthehet në ring pas 15 vitesh, caktohet data e meçit