Sport

Juventusi synon transferimin e një ‘top’ sulmuesi

Gjiganti italian po mendon të përforcohet në repartin ofanzivë.

Sipas mediave italiane, Juventusi e ka bërë prioritet transferimin e një sulmuesi qendrorë verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

E ardhmja e Alvaro Moratas te ‘Bianconerët’ duket në dyshim, italianët paguan 20 milionë euro për huazimin e tij dhe duhet të shpenzojnë 35 milionë euro në fund të edicionit për blerjen e tij.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” e ka bërë prioritet transferimin e Mauro Icardit ose Dusan Vlahovic në vend të Moratas.

Të dy këta futbollistë pritet të jenë në merkato verën e ardhshme, dhe ekipi i Max Allegrit do të bëjë të pamundurën ta sjell në ekip njërin prej tyre.

Nëse Icardi ose Vlahovic do të bashkoheshin me Juventusin, nuk do të kishte hapësirë ​​për Moratan dhe nuk do të shfrytëzohej e drejta e blerjes së kartonit të tij.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit