Sport

Jurgen Klopp tregon detajet se çka ndodhi mes Mane dhe Salahut në zhveshtore

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Liverpooli fitoi me rezultat të pastër 3-0 ndaj Burnleyt këtë javë, por tifozët e skuadrës panë skena që nuk do të dëshironin t’i shihnin asnjëherë, me Sadio Manen që e lëshuan nervat shkaku që Mo Salah nuk ia pasoi atij topin gjatë një rasti të volitshëm për gol.

Gjithçka po shkonte në mënyrë të mirë për Liverpoolin dhe tifozët e saj në ndeshjen kundër Burnleyt, por fundi solli skena të papritura, shkruan Reporteri.net

Jurgen Klopp vendosi ta zëvendësojë Sadio Manen, i cili ‘shpërtheu’ rrugës për në bankën rezervë. Ai ishte nervozuar shumë me Salahun, i cili nuk e pasoi topin tek ai vetëm një minutë para se senegalezi të largohej nga fusha.

Reagimi i Manes bëri bujë të madhe, por është Jurgen Klopp që ka treguar në detaje se çka ndodhi mes tij dhe Salahut në zhveshtore.

“Sadio Mane është një djalë emocional dhe diçka nuk shkoi siç deshi ai, por nuk ishte për shkak të zëvendësimit,” tha fillimisht Klopp.

“E di [për çfarë bëhej fjalë]. Ai ishte i mërzitur, kjo ishte e dukshme. Ju nuk mund t’i fshihni emocionet e tij si në këtë rast. Ne folëm dhe gjithçka është në rregull. Ne jemi individë, jemi emocionalë. Ishte për një situatë gjatë lojës padyshim, çfarë tjetër mund të ndodhte? Ishte një situatë në lojë për të cilën ai nuk ishte i lumtur dhe atëherë kjo ishte plotësisht mirë.

“A do të reagonte ai përsëri në të njëjtën mënyrë? Ndoshta jo, por ndodh. Asgjë nuk ndodhi, ai nuk tha ndonjë fjalë të gabuar, thjesht dukej pak më ndryshe se si duket zakonisht. Sigurisht, mund ta kuptoj që është një histori e vogël.

“Faleminderit Zotit që ne jemi tani për një javë në pushim[shkaku i ndeshjeve të Kombëtareve], kështu që nëse shkruani diçka në lidhje me të, ne nuk do ta lexojmë atë sidoqoftë. Dhe pas një jave, askush nuk do ta kujtojë më këtë rast, kështu që është një moment vërtet i lezetshëm, por duhet ta them se tani gjithçka është mirë,” përfundoi tekniku gjerman.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv