Sport

Jurgen Klopp paralajmëron Arsenalin para ndeshjes së sontme në kuadër të Carabao Cup

Liverpooli para disa ditësh e mposhti Arsenalin 3-1 në kuadër të Premier Ligës, ndërkaq sonte këto dy skuadra do të luajnë në kuadër të Carabao Cup

Jurgen Klopp në këtë ndeshje pritet të luajë me futbollistët që nuk kanë pasur shumë minutazhë deri tani, shkruan Reporteri.net

Por, pavarësisht kësaj tekniku gjerman e konsideron si të rëndësishme edhe këtë kompeticion dhe synon që ta fitojë përballjen e sontme me Arsenalin.

“Ne do të përpiqemi për gjithçka që është e mundur”, ka thënë gjermani në lidhje me atë se Carabao nuk është e rëndësishme për të.

Ndryshe, sonte pritet që të startojë nga minuta e parë edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili nuk po ka shumë hapësira në formacionin e Jurgen Kloppit.

Postime të ngjajshme
Sport

Rezultate të dobëta të Llapit, Batatina “kërcënon” futbollistët

Sport

“Legjendat” fajësojnë lojtarët e Llapit

Sport

Juventus merr fitore të madhe në Ukrainë, shkëlqen Morata

Sport

Gjyqtarët gjilanas përsëri do ta ndajnë drejtësinë në derbin e zjarrtë lokal