
Trajneri gjerman ka konfirmuar që ai do të këtë formacione të njëjtë me atë që mposhti Wolves të dielën kur ata do të mirëpresin në Anfield skuadrën e Sheffield United.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka konfirmuar që për momentin ai nuk ka shqetësim për lëndime para takimit me Sheffield United të enjten, derisa ka treguar që ai nuk pret që klubi të jetë i zënë me transfere gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klopp ka thënë se do të këtë formacionin e njëjtë si në fitoren kundër Wolves të dielën, me Xherdan Shaqirin dhe Dejan Lovren që ende nuk janë gati për të startuar pas lëndimit.
“Të gjithë janë mirë, përjashto lëndimet e kaluara, të cilët asnjë nuk është kthyer. Ox, Joel dhe Fabinho ende do të jenë jashtë”.
“Shaqiri dhe Lovren janë mirë por ata ende nuk janë gati. Ende ju duhet pak kohë. Do të jetë pak a shumë i njëjti grup si ndeshjen e fundit”, ka deklaruar Klopp.