Sport

Jurgen Klopp e gjen fajtorin e humbjes nga West Hami

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp thotë se vendimet e dobëta të arbitrave i kushtuan ekipit të tij me humbjen me rezultat 3-2 ndaj West Ham United të dielën.

West Hami kaloi në epërsi përmes një autogoli nga portieri Alisson, i cili u ankua se ishte faulluar nga Angelo Ogbonna teksa ata luftuan për topin.

Incidenti u rishikua nga VAR-i, por goli u cilësua si i rregullt dhe “Hammers” vazhduan tutje dhe i siguruan tre pikët pasi Pablo Fornals dhe Kurt Zouma shënuan më vonë, përcjellë KosovaPress.
Klopp u ankua se goli i parë ishte momenti vendimtar për ekipin e tij dhe u ndje i zhgënjyer nga vendimet e arbitrit.

“Golat dhe disa situata duhej të shkonin në një mënyrë tjetër. Le të flasim për lojën, e para që shënuan ishte një faull ndaj portierit, krahu shkoi bi krahun e Alissonit, kështu që si mund ta arrijë atë? Kjo nuk ka kuptim,” tha Klopp për “Sky Sports” pas ndeshjes.

“Çfarë mund të bëjë Alisson? Kjo është arsyeja pse portieri është i mbrojtur. Njerëzit do të thonë se po justifikohem, por jam i qetë. Nevojiten vendime normale nga një gjyqtar dhe ai nuk e bëri këtë sot.”

Pas kësaj disfate, Liverpooli ka zbritur në vendin e katërt në renditjen tabelare të Premier Ligës së Anglisë.

Related posts
Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *