Lajme

“Ju jeni sinonim i turpit, i vjedhjes e plaçiktjes në Kosovë”, përplasje mes Pecit e Fetahut

Derisa shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Faton Peci tha se PDK-ja nuk ka të drejtë të flasë për proces zgjedhor të rregullt, ka filluar përplasja mes tij dhe përfaqësuesit të PDK-së në KQZ, Faton Fetahu.

“Zotëri kjo është gjuhë e rrugëve.

Është për turp që zyra e presidentit ka rënë në një nivel të një gjuhe të një partie politike.

Është për turp, ju duhet të keni përgjegjësi e llogari sepse Etem Arifi ka marrë pagë në mënyrë kundërkushtetuese.

Më vjen keq për nivelin tuaj” i thotë Fetahu.

Ndërsa, Faton Peci i thotë se vjedhja e PDK-së ka shkuar deri në vjedhje industriale.

“Turp. Ju jeni sinonim i turpit dhe i vjedhjes e plaçiktjes në Kosovë. Deri në vjedhje industriale”, ia kthen ai dhe ndërpret lidhjen direkte.

Postime të ngjajshme
Lajme

Pse t’mos dalim edhe të bukur në fotot për 14 Shkurtin: Kurti, Vitia, Konjufca

Lajme

Apeli heq dënimin e përjetshëm për personin që vrau shokun e tij

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19