Lajme

Jozefina Topalli letër publike Jakup Krasniqit

sh-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, ia ka përcjellë një letër publike ish-kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po përballet me akuzat për krime lufte dhe dje u paraqit për herë të parë para Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Topalli shkruan se është rrëqethur duke dëgjuar fjalën e Krasniqit, duke shtuar se ndihet krenare.

Postimi i Topallit:

“I dashur Kryetar

Zoti Krasniqi!

Unë jam shokuar nga lajmet për akuzat ndaj jush dhe gjatë gjithë këtyre ditëve kam menduar gjithë kohën për atë që po ndodh me Ju!

Unë kam patur e ruaj nje respekt te vecante per ju e veprimtarine tuaj.

Sot , me shume se dje, ne cdo fjale, ne cdo fjali shoh njeriun e fyer por dinjitoz dhe te vertete!

Prove e pamerituar per ju, familjen tuaj e Kosoven kjo qe po ndodh me Ju!

Sakrifica juaj eshte autoriteti me i larte moral!

Ne cdo situate , perballe te gjitheve , nje njeri i lire , vetem per te qene i tille, eshte gati per te paguar cdo cmim.

Ju po paguani perseri nje cmim per lirine tuaj e te Kosoves!

Une si shume te tjere , jam prekur e rrenqethur duke degjuar fjalen tuaj te fuqishme! Por jam ndjere dhe krenare!

Sot jeni me lart se kurre! Une besoj se ju do fitoni edhe kete beteje te padrejte.

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit