Sport

Joshua – Fury, caktohet vendi se ku do të zhvillohet meçi

Tashmë është caktuar edhe vendi se ku do të zhvillohet meçi i shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt, shkruan Zeri.info.

Meçi mes tyre do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në kohën kur edhe do mbahen Lojërat Olimpike verore. Kjo është konfirmuar nga promoteri i Joshuas, Eddie Hearn.

Ende nuk është caktuar data e këtij meçi, teksa besohet se 24 korriku mund të jetë data më e përshtatshme.

“Ne nuk kemi finalizuar një datë të saktë, 24 korriku është data e përafërt, por mund të dalë në fillim të gushtit, por jo më vonë se kaq” – ka deklaruar Hearn.

Joshua dhe Fury do të luftojnë për titullin e padiskutueshëm të botës.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s