Sport

Joshua dhe Usyk përballen sonte në Londër, detaje me rëndësi para sfidës në “Tottenham Hotspur Stadium”

Tre tituj të peshave të rënda janë gati për përballjen e parë të Anthony Joshuat në vitin 2021.

Titujt e peshave të rënda WBA, WBO dhe IBF janë në garë, derisa Anthony Joshua përballet me një kundërshtar tjetër të vështirë, shkruan FrontOnline.

Ndeshja e fundit e Joshuat ishte në dhjetor të vitit 2020 kundër Kubrat Pulev, ku mbrojti titujt pa problem.

Ndeshja e fundit e Usyk ishte kundër Derek Chisora, dhe ai fitoi duke mbajtur rekordin e pamposhtur në ndeshje.

Ndërkohë, humbja e vetme e Joshuat erdhi kundër Andy Ruiz në vitin 2019 para se të fitonte titujt e tij më vonë gjatë vitit.

Joshua dhe Usyk do të përballen në Londër, gjegjësisht në “Tottenham Hotspur Stadium” sonte.

Mediat britanike raportojnë se kjo sfidë do të nis nga ora 23:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit