Show Bizz

Jonida Vokshi flet për shtatëzanin si asnjëherë më parë: Tregon momentet e para pas lindjes

Në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë e ftuar aktorja e njohur Jonida Vokshi e cila po ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Prishtinës. Ajo ka dalë për herë të parë në ekran pasi është bërë nënë e një vajzë tre muaj më parë.

Gjatë emisionit, Jonida ka treguar se karantinën dhe muajt e fundit të shtatzënisë i ka kaluar në Prishtinë, pranë bashkëshortit të saj Besnikut, por mendjen e kishte tek prindërit që ndodheshin në Tiranë.

Jonida ka folur edhe për momentin kur ajo lindi, ku ndodhej dhe ndjesit e para që ka përjetuar.

Rudina Magjistari: Si u ndjeve kur linde?

Jonida Vokshi: Unë jam kthyer nga Prishtina në muajin e 9-të. Kam mbajtur kontakte me doktoreshën time e cila më tha që të isha në Tiranë gjatë muajit të 9-të. Dukej sikur Emi nuk dëshironte të lindte. Kam qenë me Besnikun duke shijuar një gotë verë. Ishte ora 12 e natës kur më filluan shqetësimet e vogla. Kaloi ora 1:00, kontraksionet po shtoheshin dhe fola me doktoreshën e shkova në spital për t’u përgatitur.

Në orën 12 e 30 paradite erdhi në jetë Emi. Është kontakti i parë që ta japin në trup dhe ti qan që e solle shëndoshë e mirë. Unë kisha frikë sepse dëshiroja që e vogla të vinte e shëndetshme në jetë.

Rudina Magjistari: Si ndiheshe?

Jonida Vokshi: Nuk e shpjegoj dot njësoj, është shumë e çuditshme se si ti mendon 1001 gjëra në moment. Kur e pashë Emin, mu duk gjëja më e bukur në jetë. Është edhe frika, është e pabesueshme që ti sa je bërë mami të shoqëron ndjesia si do e ketë jetën, çfarë do ndodhë me të.

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Këto janë dhuratat që Kim i mori për ditëlindje

Show Bizz

Për ditëlindje prezantuesja shqiptare merr propozimin për martesë

Show Bizz

Gili vjen me një postim të veçantë për Mozzikun

Show Bizz

Rihanna apelon tek amerikanët të dalin për votime