Sport

Jon Shalani, 13 vjeçari nga Hajvalia që synon majat e futbollit

Kosova është e mbushur me talente dhe sigurisht që kjo bën të besohet se futbolli këtu ka një ardhmëri të ndritshme, shkruan Demokracia.com.

Talenti i radhës që shumë shpejt pritet të dal në sipërfaqe është Jon Shalani nga klubi i Arsenalit.

Për talentin e tij sot ka shkruar faqja Hajvalia nga vjen edhe vet futbollitit.

Postimi i Hajvalisë

Është vetëm 13 vjeç, por talentin dhe ëndrrat i ka të mëdha. Jon Shalani, djali i ish futbollistit të Hajvalisë, Armend Shalani, është duke lënë gjurmë në futbollin kosovar për të rinj.

Në klubin e futbollit Arsenal, Joni është i pazëvendësueshëm dhe shtyllë e mbrojtjes. Shtatëhedhur, intelegjent, kontroll të mirë të topit, vizion të mrekullueshëm dhe lider në fazën defanzive.

Këto janë cilësitë që e dallojnë Jonin prej moshatarëve të tij, dhe të cilat kanë bërë që ai të jetë edhe kapiten i skuadrës. Njësoj sikur idoli i tij në futboll, Sergio Ramos.

Ëndrrat e Jonit në futboll janë dy. Të luaj për kombëtaren e Kosovës dhe për klubin e tij të zemrës Barcelonën.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!