Lajme

Joe Biden i premton amerikanëve birra falas, por me një kusht

Presidenti i SHBA-së Joe Biden u ka premtuar amerikanëve birrë falas me kusht që të paktën 70 për qind e tyre të vaksinohen kundër COVID-19 me dozën e parë deri më 4 korrik.

Fabrika e birrës Anheuser-Busch, e cila gjithashtu zotëron fabrikën e birrës Budweiser, njoftoi se është bashkuar me Shtëpinë e Bardhë me këtë rast.

Sipas njoftimit të tyre, 200,000 amerikanë do të marrin një raund falas me birrë nëse vaksinohen dhe nëse janë 21 vjeç e sipër.

Sipas të dhënave aktuale, deri dje, 63 për qind e amerikanëve ishin vaksinuar me të dyja dozat, dhe ky veprim i presidentit dhe birrarisë synon të vaksinojë sa më shumë qytetarë para festës së tyre të madhe kombëtare që bie në atë datë, shkruan Unilad.

Përveç fabrikës së birrës, aksionit iu bashkua edhe marka e famshme amerikane e ëmbëlsirave Krispy Kreme, e cila gjithashtu do të dhurojë produktet e saj për amerikanët që janë vaksinuar.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Lajme

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por ......

Lajme

Ky është personi i cili ndërroi jetë në aksidentin e sontëm

Lajme

Vetura godet për vdekje 59-vjeçarin që po ngiste biçikletën në Vushtrri