Lajme

Jo deri në 2:00 të natës, as me 500 njerëz: Si do të zhvillohen dasmat pas 15 qershorit?

Takimi mes përfaqësuesve të Odës së Hotelierëve dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka përfundur, shkruan Gazeta Metro.

Kryetari i Departamentit për Estradën në kuadër të Odës së Hotelerisë, Afrim Muçiqi. Ky i fundit tha se në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është vendosur që pas datës 15 qershor të lejohen dasmat.

Muçiqi konfirmoi se nga java e ardhshme do të takohen grupet punuese për të hartuar manualin që do të përcaktojë se si do të punojnë operatorët ekonomikë në këtë sektorë.

“Është një lajm, i shumë pritur pas një pune të jashtëzakonshme që ka bërë Oda si me këtë ministri ashtu edhe me atë të kaluar. Më në fund, pas kërkesave tona janë pjesërisht të pranuara dhe siç e keni parë par datës 15 qershor do të lëshohen dasmat. Nga java e ardhshme do të fillojnë përgatitjet për manualin për të gjitha operatorët ekonomik. Numri i njerëzve do ta caktojnë profesionistët e grupit punues. Çfarëdo numri që do ta propozojë ministria apo IKShPK-ja, ne do ta pranojmë. Është e pranueshme për ne që të mos punojmë deri në ora 2 të mëngjesit, apo të ketë 500 njerëz”, ka thënë ai.

Kujtojmë, Gjatë ditës, Vitia është takuar edhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ku u tha se është marr vendimi për lehtësimin e masës së kufizimit do të merret brenda kësaj jave, ndërkaq nga mesi i qershorit, autoritetet do të vendosin lidhur me masat lidhur me mbajtjen e ahengjeve.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë