Lajme

Jevtiq në Uashington: Marrëveshja Kosovë – Serbi, me milje larg

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Serbia dhe Kosova janë milje larg nga çdo marrëveshje, tha Zëvendës Presidenti i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.

Në këto deklarata për Zërin e Amerikës, Jevtiq ka thënë se Amerika pret që Lista Serbe të mbështesë proceset në favor të dialogut, por sipas tij Lista Serbe nuk nxiton në qeveri me fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, shkruan lajmi.net.

Jevtiq u takua në Uashington me Drejtorin e Departamentit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, David Kostelanchik, Presidentin e Grupit të Serbisë, Steve Stivers, Senatorin Republikan, Ron Johnson dhe Drejtorin e Evropës në Këshillin për Siguri Kombëtare, John Erat.

Jevtiq tha se tema e takimit ishte situata pas zgjedhjeve dhe pozicioni i Listës Serbe në këtë situatë politike.

“Ajo që kam dëgjuar nga bashkëbiseduesit janë pritjet që Shtëpia e Bardhë ka, para se gjithash në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe pritjet në formimin e një qeverie të re. I njoftova që Lista Serbe nuk po nxiton të jetë pjesë e qeverisë së re”, tha Jevtiq.

I pyetur se çfarë presin SHBA-të nga Lista Serbe, Jevtiq tha se ata presin mbi të gjitha “që ne t’i mbështesim ato procese që kontribuojnë në paqen dhe vazhdimin e dialogut”.

“Në atë kuptim, unë e njoftova bashkëbiseduesin tim, jo vetëm atë por të gjithë me të cilët kam biseduar në Uashington se proiriteti e Listës Serbe është vazhdimi i dialogut, por nga ana tjetër është respekti për të drejtat e popullit serb në Kosovë”, tha ai.

Jevtiq ka shtuar se zyrtarët amerikanë kanë thënë se mbështetin çdo koncept të marrëveshjes për të cilin Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje.

“Ata duhet të dinë pikëpamjet e Kurtit se ato janë diçka që na thotë se nuk është i gatshëm të flasë. Sido të jetë tema, atëherë mund të jetë vetëm humbje kohe”, tha Jevtiq.

“Mund të mendoni për këtë ose atë parti çfarëdo që dëshironi, por duhet të respektoni që Lista Serbe ka fituar më shumë se 90 për qind të votave brenda komunitetit serb”, tha Jevtiq.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat