Sport

Jeton Dushi i thotë lamtumirë futbollit kosovar

Jeton Dushi është njëri ndër futbollistët më të dalluar viteve të fundit në futbollin kosovar.

Dushi vlerësohej në mesin e mesfushorëve më të mirë aktual në futbollin tonë.

Pjesën e parë të këtij edicioni e luajti tek Drenica, kurse në edicionin pranveror ishte në kontratë me skuadrën e Dukagjinit.

Ai zhvilloi disa ndeshje shumë të mira me skuadrën nga Klina dhe madje shënoi golin vendimtar ndaj Drenicës në çerekfinale të Kupës.

Megjithatë, ai për shkak të një lëndimi në gju nuk do të jetë në gjendje të luajë në finale ndaj Llapit.

Informacioni tjetër është se ai do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli kosovar, duke vazhduar jetën e tij në Zvicër.

“Nuk do të jem pjesë e futbollit kosovar më pasi që do të shkoj në shtetin e Zvicrës dhe do te jetoj atje me shumë gjasa futbollin do e vazhdojë atje” tha fillimisht Dushi për GazetaBlic Sport.

 

Më pas ai foli për finalen e madhe ndaj Llapit duke thënë se e ka peng të madh që nuk do të mund të jetë në këtë ndeshje shkaku i lëndimit.

“Jemi në finale me Dukagjinin, por më vjen shum keq që në këtë finale nuk mund që të luajë shkaku i një lendimi ne gjurin e majtë i cili me la jashtë fushe që 1 muaj. I dëshiroj shumë suksese KF Dukagjinit në finale, uroj që ta fitojnë kupën dhe ta gëzojnë qytetin e Klinës” përfundoi Dushi.

Postime të ngjajshme
Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken