Sport

Jetmir Topalli bëhet me skuadër të re

Reprezentuesi kosovar Jetmir Topalli, ka ndryshuar ambient duke kaluar nga skuadra turke Malatayaspor, te ajo nga Stambolli Istanbulspor.

Topalli me vet dëshirë ka shkëputur kontratën me Malatyan, duke provuar aventurë të re te “verdhezinjët”, nga Stambolli, aty ku pritet të shpërthejë, të ketë vazhdimësi dhe së shpejti të rikthehet sërish në Superligën turke, shkruan ekskluzivisht Korneri.net

Istanbulsor garon në ligën e parë dhe në gjirin e saj tashmë ka katër lojtarë shqiptarë, përveç Topallit, pjesë e kësaj skuadre janë edhe Kristal Abazaj, që menagjohet nga KA-Sportmanagment, si dhe Eduard Roca e Valon Etemi.

Sulmuesi kaçanikas gjatë ditës me zyrtarin e kompanisë KA-Sportmanagment, Driton Bajrami, kanë përfunduar të gjitha procedurat e transferimit me skuadrën turke.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar