Lajme

Jep dorëheqje Ministri Norvegjez Per Sandberg

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Jep dorëheqjen ministri norvegjez i Peshkimit Per Sandberg. Ky veprim i tij erdhi pasi pranoi se ai kishte shkelur protokollet e sigurisë së qeverisë ndërsa po pushonte në Iran muajin e kaluar.

Në fillim, Sandberg nuk i njoftoi kolegët e tij se ku po shkonte me pushime, dhe ai mori me vete një celular zyrtar të qeverisë, për këtë arsye ai u qortua nga kryeministrja Erna Soldberg për shkelje të rregullave të qeverisë për udhëtimet.

Sandberg pesëdhjetë e tetë vjeç, drejtuesi i partisë Napredak, është kritikuar brenda partisë pasi ai solli në vend edhe të dashurën e tij, 28-vjeçaren Bahareh Letnes, e lindur në Iran, të cilës iu dha shtetësia norvegjeze.

Image by CodeCarvings Piczard

Kryeministrja Norvegjeze ka kërkuar nga Sanders, menjëherë pas kthimit nga pushimi të dorëzojë celularin organeve të sigurisë. Ministër i ri i peshkimit është emëruar Harald Tom Nesvik raportojnë mediat e huaja./panomara/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet