Show Bizz

Jennifer Lopez dhe Shakira bashkë për herë të parë, konfirmohen për të performuar në spektaklin e SuperBowl

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Jennifer Lopez dhe Shakira do të ndezin skenën bashkë në spektaklin më të shikuar në botë, Superbowl Halftime Show.

Një lajm që ka ‘çmendur’ internetin kanë dhënë mbrëmë artistet Jennifer Lopez dhe Shakira.

Këngëtaret kanë konfirmuar se ato do të këndojnë bashkë në shoun më të shikuar në planet, atë të SuperBowl Halftime Show, shkruan Gazeta Express.

Ata kanë bërë madje edhe poster për 2020, ndërsa që tani kanë filluar përgatitjet.

JLo ka shkruar se “do ta djegin botën”, ndërsa Shkakira në lajmërim shkruan se “nuk mund të ketë gjë më të madhe se kjo”.

Këto padyshim do të jenë 15 minutat më të zjarrtë që bota ka parë ndonjëherë, pasi dy latinet do të japin gjithçka nga vetja për të qenë performanca më e përfolur e vitit.

‘Halftime show’ është një spektakël që organizohet nga Pepsi në finalen e madhe të futbollit amerikan, që është një nga ngjarjet që shikohet më së shumti në botë, përcjell Gazeta Express.

Çdo vit, artistët më të njohur të momentit përgatisin performanca spektakolare për 15 minuta, duke kënduar e performuar ‘live’ dhe falas në stadium.

Por, pas performancave, suksesi i artistëve arrin kulmin, duke rritur në mbi 100% numrat e shitjeve të muzikës, produkteve të tyre dhe përmendja e emrit në rrjete sociale dhe jo vetëm.

Finalja e Super Bolw e këtij sezoni mbahet më 2 shkurt 2020 në Miami Gardens të Floridas.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto