Sport

“Jemi munduar ta fitojmë ndeshjen, fanella e Kosovës është një krenari”

Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e sontme ndaj Kosovës U21.

“Kuqezinjët” arritën një fitore minimale 0:1 ndaj Kosovës pas 90 minutave të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Një nga futbollistët e takimit te “Dardanët” ishte edhe kapiteni i Trepçës ’89, Muharrem Jashari i cili ishte i pranishëm në fushë 58 minuta.

Pas takimit, Jashari në një bisedë me Zeri.info ka thënë se pavarësisht humbjes, ata zhvilluan një ndeshje të mirë dhe se vetëm fati iu ka munguar atyre.

“Ka qenë një lojë e mirë. Kemi pasur raste shumë për të shënuar. Ndoshta edhe për ta fituar ndeshjen. Në pjesë të dytë kemi qenë më të rrezikshëm, por nuk kemi pasur fat”, është shprehur Jashari.

Lojtari mitrovicas tregoi se cila është ndjenja kur e veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, gjithashtu ai thotë se për këtë fanellë secili futbollistë duhet ta jap maksimumin.

“Për ta bartë fanellën e Kosovës është një krenari dhe duhet respektuar atë. Secili lojtarë që e veshë atë e jep maksimumin nga vetja”, ka përfunduar kapiteni i Trepçës ’89.

Në xhiron e radhës, që njëkohësisht është e fundit për këto kualifikime, Kosova është mysafire e Turqisë, derisa Shqipëria ka punë edhe me të vështirë sepse udhëton për t’u përballur me Anglinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë