Sport

“Jemi favoritë absolut për titullin kampion”

Superliga e Kosovës në futboll ka dy javë që është duke pauzuar, kjo për shkak të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Megjithatë, një problem tjetër për futbollin kosovar është situata e fundit me COVID-19 e cila detyroi institucionet tona të marrin masa, madje duke caktuar edhe orë policore, gjë e cila ka vështirësuar punën nëpër klubet tona.

Kampioni aktual Drita që edhe sivjet po tregon formë të lartë dhe me te drejtë cilësohet edhe si kandidati kryesor për titull është duke punuar me shumë motiv dhe e gatshme për ndeshjet e fundjavës.

Ndihmëstrajneri te Drita, Alban Dragusha në një intervistë për “Zerin” ka thënë se deri tash nuk kanë pasur telashe dhe grupi është i plotë në stërvitje.

“Drita është duke vazhduar përgatitjet normalisht. Grupi është i plotë në seanca stërvitore. Ajo që mund të them është se realisht ka qenë e vështirë të përballohen kaq shpesh ndeshjet, por unë mendoj që deri këtu kemi bërë shumë mirë”, ka thënë Dragusha i cili beson se sivjet kampionati do të jetë tejet i fortë.

“Kemi rivalë shumë të fortë dhe padyshim që do të jetë një kampionat i luftuar deri në fund, por unë mendoj që ne kemi grupin më të mirë të lojtarëve në Superligë dhe padyshim jemi prapë favoriti kryesor për t’i përsëritur sukseset e vitit që lamë pas”, ka vlerësuar ish futbollisti Alban Dragusha, duke folur më pas edhe për situatën që ka krijuar COVID-19 në javën e fundit ku numri i të infektuarave është shumë i madh.

“Deri tani nuk kemi pas probleme për t’u përgatitur, shkaku i karantinës ose orës policore, shpresojmë shumë që kështu do vazhdojmë deri në fund dhe mos të kemi ndërprerje për shkak të pandemisë sepse e kemi vuajt shumë në kohën kur ishim në karantinë”, ka përfunduar Dragusha.

Drita pas 10 ndeshjeve të zhvilluara ka tubuar 23 pikë, tri më pak sesa lideri Ballkani por që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Postime të ngjajshme
Sport

Tifozët anglezë u rikthyen mbrëmë në stadium pas më shumë se tetë muajsh

Sport

Drita superfavorite, bastoren nuk e bëjnë hesap Llapin

Sport

Ja cila është skuadra e vetme që i ka fituar 5 ndeshjet e grupeve të Champions-it këtë sezon

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit që takoi Maradonën