Sport

Jean Agostinho da Silva flet për përballjen, Feronikeli – Ferizaji

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kampioni në fuqi, Feronikeli do të përballet me Ferizajin në kuadër të javës së shtatë në IPKO Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Para kësaj sfide jashtëzakonisht të rëndësishme në një prononcim për BlicMedia, ka folur futbollisti i Feronikelit, Jean Agostinho da Silva – Carioca.

“Ne jemi duke e pritur një ndeshje shumë të vështirë. Sezonin e kaluar ne kemi humbur ndeshjen kundër tyre në shtëpi dhe gati kemi humbur titullin e Kanpionit. Ne kemi punur që ti evitojmë gabimet dhe të bëjmë një paraqitje të mirë kundër Ferizajit”, ka thënë fillimisht Agostinho da Silva.

“Ne nuk duhet ti bëjmë gabimet e njëjta si në ndeshjen e fundit ndaj tyre. Ne do të luajm një ndeshje me presion dhe të sigurt duke mos rrezikuar”.

Braziliani në fund ka thënë se e respektojnë shumë skuadrën e Ferizajit por në stadiumin tonë duhet të bëjmë më të miren që rezultati të jetë në favorin tonë.

Përballja Feronikeli – Ferizaji luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:00 në Drenas. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv