Lajme

Javen e ardhshme seancë dëgjimore për Ilir Meta

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në Shqipëri, Komisioni hetimor parlamentar i ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, mund ta thërrasë këtë të fundit në seancë dëgjimore që javën e ardhshme.

Komisioni sqaroi gjithashtu gjatë mbledhjes së tij ditën e sotme, se për nxjerrjen e raportit të tij përfundimtar do të presë opinionin e Komisionit të Venecias.

Presidenti Ilir Meta reagoi duke folur për një propagandë të nxitur ndaj tij me synim largimin e vëmendjes nga zgjidhja e krizës politike

Komisioni hetimor parlamentar i cili do të vlerësojë ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anullimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit miratoi të martën planin e tij të veprimit.

Pika e parë është përcaktuar seanca dëgjimore me kreun e Shtetit. “Data më e shpejtë mund të jetë fillimi I javës së ardhshme, por datën dhe orën do ta catojmë në bashkëpunim me nënkryetarin”, deklaroi drejtuesi i Komisionit, socialisti Ulsi Manja.

Komisioni ka marrë në ndërkohë përgjigjet e disa institucioneve të cilave ai është drejtuar, por duket se vendimtar do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias.

Një delegacion i tij ka paralajmëruar një vizitë javën e ardhshme në Tiranë. “Opinioni i Komisionit të Venecias, do të duhet të pritet nga Komision i Posaçëm hetimor, për të arritur në një përfundim lidhur me objektin e hetimit”, shpjegoi zoti Manja.

Komisioni ka afat deri më 8 tetor, por nëse opinioni i Venecias do të publikohet përtej kësaj date, atëherë pritet të kërkohet shtyrja e afatit./voa/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat