Sport

Jasir Asani bëhet me skuadër të re

Jasir Asani e ka zgjedhur shpejtë aventurën e re, për edicionin e ardhshëm, shkruan Gazetasheshi.com.

Asani i cili pak orë me parë e konfirmoi largimin nga Partizani, i është bashkuar skuadrës hungareze, Kisvarda.

26-të vjeçari është shprehur i lumtur për zgjedhjen e skuadrës dhe beson se ky do të jetë një hap në karrierën e tij.

“Unë jam shumë i lumtur që do të vazhdojë karrierën time në Kisvarda, e ndiej se është një hap përpara në karrierën time.

Kam pasur një sezon të mirë, e di dhe ekipin tim të ri, por nga tani e tutje do të jem 100% në gjendje të tejkaloj veten time të mëparshme, duke e bërë ekipin edhe më të mirë në kampionat sesa herën e kaluar.

Kam biseduar me të gjithë nga bashkatdhetarët e mi që luajnë në ligën hungareze dhe u inkurajova të provoj veten këtu. Jam i bindur se edhe unë do të jem në gjendje të bashkohem me ekipin kombëtar të vendit tim.”, përfundoi Asani.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje

Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u