Sport

Jasir Asani arrin marrëveshje me klubin nga elita e futbollit hungarez

Jasir Asani nuk do të jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm.

Burime të SuperSportit kanë mësuar se 26-vjeçari i lindur në Shkup do të transferohet në Hungari te Kisvarda, ekip që këtë sezon e mbylli në vendin e pestë në elitën e futbollit hungarez.

Mësohet se palët kanë rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi edhe një sezon tjetër.

Javën e ardhshme pritet që Asani të hedhë firmën në kontratë dhe t’i bashkohet zyrtarisht ekipit të ri.

Kujtojmë që gjatë sezonit të fundit me fanellën e kuqe Asani realizoi 8 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës bashkë me Çinarin.

Postime të ngjajshme
Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare

Sport

Bislimi ende s’ka vendosur për të ardhmen, ka oferta nga Superliga e Superiorja!

Sport

Ja sa pritet të fitojë skuadra e Llapit, nëse kalon rrethin e parë të Conference League

Sport

Qemail Elshani tregon nëse do të transferohet te Feronikeli?