.
Sport

Jashanica konfirmon kontaktet me klubet e Shqipërisë, ky do të jetë vendimi i tij

Ditët e fundit, në mediat e Kosovës ka qarkulluar lajmi se Jashanica mund të lërë Ballkanin dhe të kthehet në Shqipëri, ku Partizani i ka bërë ofertë.

Gazeta “Panorama” e kontaktoi mbrojtësin, i cili vendosi t’i shuajë të gjithë zërat dhe të konfirmojë vazhdimin e bashkëpunimit me Ballkanin në Kosovë, ku ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

“Kam pasur kontakte me klubet e kryeqytetit, por unë kam kontratë deri në qershor me Ballkanin dhe fillimisht, do e respektoj deri në fund”, tha mbrojtësi duke sfumuar gjithë thashethemet për kalimin te “demat”.

Te Ballkani, në fakt Jashanica e ka edhe pak “Partizan”, pasi pjesë e klubit nga Suhareka është Ilir Daja, ish-trajneri i Partizanit, i cili gjithashtu më parë ka punuar me dardanin te Skënderbeu dhe të dy kanë qenë pjesë e epokës më të suksesshme të klubit.

Related posts
LajmeSport

Këshilltarja e re e Kurtit paralajmëron themelimin e Zyrës për Luginë

Sport

Ky pritet të jetë pasuesi i Nagelsmann te Bayerni

Sport

Kaos në Itali, katër klube ndryshojnë trajnerët brenda një dite

Sport

Merkato e dimrit nuk ka përfunduar për Prishtinën, paralajmërojnë ardhje të reja në ditët e fundit të afatit