Lajme

‘Jasha ministër’: Afrim Muçiqi tregon se a i ra pishman që i këndoi Vitisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po vazhdon të kritikohet për keqmenaxhimin e pandemisë derisa shifrat vazhdojnë të jenë shqetësuese, shkruan Gazeta Metro.

Ishte një moment që bëri bujë të madhe, ku Vitia po merrte pjesë në një dasëm derisa dasmat ishin të ndaluara për shkak të numrit të madh të njerëzve brenda sallës.

Këngëtar në këtë aheng ishte Afrim Mucici, i cili u pyet se çfarë mendimi kishte për atë video që u bë virale më pas.

Muçiçi tha se ministrin Vitia nuk mund ta kritikoj pse mori pjesë në dasëm, pasi ajo ishte jashtë orarit të punës, derisa tha se e kritikon për veprime të ngutshme atë dhe kryeministrin.

‘’ Ai nuk ka dalur gjatë orarit për të ardhur në atë dasëm por erdhi pas punës, unë e kritikoj atë për një veprim të ngutshëm, që janë mbyllur disa sektore e disa kanë mbetur hapur.. Absolutisht po, ka qenë një ministër por aty ishte dasmor i zakontë. Shqetësuese janë veprimet tjera, e jo këto’’, u shpreh ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë