Sport

Jap dorëheqje kryesia e “Legjendave”, tifozëve të Llapit

Tifozët e Llapit, “Legjendat”, kanë qenë përkrahësi numër një i klubit viteve të fundit.

Pas shumë angazhimeve, kryesia e tifozëve e përbërë nga kryetari Bajram Bejtullahu dhe anëtarët Liridon Abdullahu dhe Labinot Potera kanë dhënë dorëheqje të pashmangshme, raporton Gazetasheshi.com

Kryesia e re e “Legjendave” pritet të zgjidhet me votat unanime të anëtarëve të nëngrupeve.

Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Të nderuar qytetarë të Podujevës, tifozë llapjanë dhe ju “Legjenda”

Pas shumë sakrificave, angazhimeve, mundit, djersës dhe lotëve, çdo fillim e ka një fund.

Kryesia e Ultras Legjendave, e përbërë nga Bajram Bejtullahu – kryetar, Liridon Abdullahu – anëtar dhe Labinot Potera – anëtar, sot më datë 17 korrik 2021 pas një diskutimi të gjatë morri vendim jo aq të lehtë por ky vendim ishte i pashmangshëm. Nga sot kryesia e Legjendave jep dorëheqje nga të gjitha funksionet organizative dhe përbërëse të tifozerisë.

Jemi munduar që përgjatë 1 dekade të jemi të barabartë me të gjithë anëtarët e tifozerisë, nëngrupeve dhe çdo qytetarë llpajanë duke mos bërë dallime dhe duke qenë në shërbim të klubit të zemrës pa asnjë përfitim material.

Kryesia e re e Legjendave do zgjedhet me votat unanime të anëtarëve të nëngrupeve dhe pas mbledhjes do vendoset kryetari i ri së bashku me kryesinë.

Për ne HISTORIKE përgjatë kohës sa ishim në krye të Legjendave ishin organizimi i ndeshjes se barazhit me Trepçën në vitin 2014, finalja e Kupës ndaj Besës në vitin 2017 si dhe ndeshja vendimtare për titull ndaj Prishtinës në vitin 2019. Legjendat ishin pranë Llapit në ditët e vështira kur kishte nevojë për tifozët atëherë kur ishte pranë rënies në Ligën e Dytë deri në fitimin e Kupës së Kosovës më 2021.

FALENDERIM

– Sponsorëve të cilët mbështetën në forma të ndryshme Legjendat

– Qytetarëve llapjanë që ishin pjesë e jona

– Nëngrupeve që na përkrahen në organizimet tona

Kryesisë së re të Legjendave u dëshirojmë organizime sa më të mira. Ne do jemi në përkrahje të tyre në forma të cilat do kemi mundësi t’i përkrahim sepse klubi është i qytetit dhe tifozëve.

Për zgjedhjen e kryesisë së re do iu njoftojmë me kohë!

Me respekt

Kryesia e LEGJENDAVE

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij

Sport

Napoli hedh ne gjyq Elseid Hysajn, kjo është arsyeja