Show Bizz

Janë ndarë, por Robert Berisha bën veprimin e ëmbël për Nora Istrefin!

Prej rreth dy vitesh Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe duhet theksuar ishte një ndër ndarjet më “shembullore” të showbiz-it.

Ndonëse ndanë rrugët, ata kanë ruajtur raporte tepër të mira pasi në mes është edhe vajza e tyre Renee, rrjedhimisht, Norën dhe Robertin i kemi parë shpesh bashkë pas ndarjes: në pushime së bashku, në të njëjtën shtëpi apo duke ngrënë në restorant ata kanë mbetur dy shokë, ndërsa kanë treguar se edhe marrëdhëniet me familjet e njëri-tjetrit vazhdojnë të jenë të mira.

Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here, së fundmi ka qenë Roberti që ka surprizuar percjellesit me një veprim tepër të ëmbël për Norën, këngëtari ka treguar përkrahje ndaj ish-bashkëshortes Roberti ka publikuar një video nga makina e tij ku shihet teksa dëgjon këngën e Norës në bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën.

Kujtojmë se të dy kanë deklaruar se janë “single” Roberti është përfolur disa herë për lidhje rë reja, por ai i ka mohuar gjithnjë zërat ndërkohë, jeta personale e Norës mbetet hermetike ashtu siç ajo është përpjekur ajo ta mbajë gjithë këto vite.

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Shkurte Gashi tregon si është njohur me partnerin

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Show Bizz

“Qebapa direkt nga Kosova”, Dua Lipa publikon fotografi teksa shijon ushqimin

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti