Sport

Janari i kufizuar për klubet kosovare, nuk priten transferime të mëdha

Stinori vjeshtor në futbollin kosovar ishte jashtëzakonisht interesante dhe tejet i paqartë si në luftë për titull ashtu edhe për ekzistencë, shkruan “Zeri.info”.

Kjo edhe ka bërë të besohet se pranvera do të jetë tejet e nxehtë dhe e paparashikuar, kështu që klubet për t’i arritur objektivat duhet të mobilizohen maksimalisht.

Megjithatë, analistët nuk presin lëvizje të mëdha në afatin kalimtar të janarit, edhe pse shumë klube kanë nevojë për përforcime.

“Afati i janarit është më i kufizuar sepse normalisht lojtarët e mirë asnjë skuadër nuk i lëshon, kështu që për këtë arsye ka me qenë më i varfër”, ka thënë për “Zeri.info” Erdin Hashani, i cili megjithatë beson se mund të ketë lëvizje por sa do të jetë cilësore, vështirë të besohet.Image

“Sa i përket lëvizjeve, mendoj që do të ketë lëvizje sepse çdo skuadër mendon që ato zbrazëtira që i ka mendon që me i mbuluar. Por tash sa do të jenë prurjet e duhura dhe a do ta bëjnë diferencën në kampionatin tonë mbetet me u pa. Por shpresoj që të paktën ta bijën lojtarë cilësorë qe edhe kampionati jonë të ngritet, se dihet çdo lojtar cilësor e ngrit nivelin e kampionatit tonë”, vlerësoi ish futbollisti i njohur tash trajner.

Drita, Ballkani e Prishtina pritet të jenë rivalet më të mëdha në luftë për titull, derisa për ekzistencë lufta më e madhe pritet të jetë mes Drenicës, Arbërisë e Trepçës ’89 duke mos e përjashtuar as Llapin, derisa Besa duket se veç është dorëzuar. Kjo bën të besohet se pothuaj gjitha skuadrat kanë nevojë për ndryshime.

“Mendoj që çdo klub ka nevojë që të sjellë lojtarë. Se sa do të mund të sjellin mbetet për t’u parë sepse e thash që ky afat është i kufizuar sepse asnjë skuadër nuk i lëshon lojtarët cilësorë. Normalisht skuadrat që luftojnë për titull mbetet me u pa se çfarë lojtarë cilësorë do të sjellin sepse fokusi i sportdashësve është tek këto skuadra”, ka përfunduar Erdin Hashani.

Postime të ngjajshme
Sport

Ylli i Real Madridit sot kompleton transferimin e tij te Arsenali

Sport

Vdesin 4 futbollistë dhe presidenti i klubit pas rrëzimit të aeroplanit

Sport

Gazeta spanjolle tregon se ku do zhvillohet ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës

Sport

Pamja e re befasuese e Ibrahimovicit: Shaka apo e vërtetë?