Sport

Jamal Arago përshendetet me bashkëlojtarët

Jamal Arago është përshendetur me skuadrën e Dritës.

Mbrojtësi ganez pas paraqitjeve mbreslënëse në garat evropiane, ka rënë në syrin e ekipeve evropiane dhe tani karrierën e tij futbollistike do të vazhdoj në Azerbejxhan.

Arago me Dritën kishte marrëveshje edhe për një edicion, por oferta tunduese nga ekipi azer ishte i parefuzushëm nga gjilanasit.

Njoftimi i plotë:

Paç fat Arago!

Ju njoftojmë se DRITA ka përfunduar bashkëpunimin me mbrojtësin, Jamal Arago.

Pas paraqitjeve të mira në garat evropiane, Arago ra në sy të klubeve të huaja dhe karrierën do ta vazhdojë në Azerbejgjan.

DRITA kishte kontratë me të edhe për një vit, por klubi vendosi të mos e pengoj lëvizjen e tij, për të realizuar hapin e madhë në karrierën e tij për të cilin çdo futbollist punon.

Marrëveshja me ne ka përfunduar me pajtimin e të dyja palëve, ndërsa Arago tashmë është përshendetur me futbollistët dhe klubin.

Klubi DRITA e falënderon per bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese të mëtejme.
Good luck, Arago!

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar