Sport

Jack Grealish, transferimi më i shtrenjtë në histori të Premier League

Manchester City kanë vendosur që edhe njëherë tjetër të ‘thyejnë bankën’, kësaj radhe duke siguruar shërbimet e mesfushorit fantastik anglez, Jack Grealish nga Aston Villa.

Jack Grealish u transferua për shifrën e 100 Milionë funteve tek “Citizens” nga Aston Villa, për të hyrë në histori të kampionatit anglez si transferimi më i shtrenjtë në histori të Premier League, duke thyer rekordin paraprak të mbajtur nga Paul Pogba që e mbante me 89 Milionë funte, kur United vendosi të rikthej futbollistin në Old Trafford nga Juventus.

Listën e Top 5 futbollistëve më të shtrenjtë në Premier League ndonjëherë e vazhdojnë Harry Maguire i cili u transferua nga Leiceter tek Man United për 80 Milionë funte, kurse pozitat 4 dhe 5 i ndajnë Romelu Lukaku dhe Virgil van Dijk duke u transferuar tek klubet Man United, respektivisht Liverpool, për shumën e 75 milionë funteve.

Sa i përket vetëm lojtarëve anglez përbrenda Premier League, në listën e tre më të shtrenjtëve, ndodhen Jack Grealish (100M), Harry Maguire (80M) dhe Jadon Sancho (73M).

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane