Sport

Ja statistikat e Drenicës së Sejdiut

Aventura e Gani Sejdiut në Skenderaj përfundoi me shije të hidhur, pasi që palët ndanë rrugët në fillim të javës për shkak të rezultateve negative në ndeshjet në shtëpi.

Sejdiu mori drejtimin e skuadrës kuqezi më 3 janar, duke zgjatur dorën e akordit me kryetaren Mihane Kodra Bekteshi, me synimin për mbijetesë në elitë dhe tentim për mrekulli në Digitalb Kupë, përcjellë Gazeta Olle.

Mirëpo, paraqitjet e skuadrës në stadiumin “Bajram Aliu”, ku tradicionalisht kanë marrë shumicën absolute të pikëve në kampionat, kanë zhgënjyer.

Sejdiu drejtoi Drenicën në tetë ndeshje kampionale, ku ka pësuar pesë humbje, ka arritur dy barazime dhe ka shënuar tri fitore.

Në total, bashkë me ndeshjet e Kupës, Drenica nën drejtimin e teknikut mitrovicas ka luajtur 11 takime, ku ka marrë shtatë humbje, dy barazime dhe katër fitore.

Fitorja më e madhe e Drenicës së Sejdiut ishte ajo në cerekfinale të Digitalb Kupës ndaj Gjilanit, që i dërgoi kuqezinjtë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, e ku u eliminuan nga Prishtina.

Sejdiu e lë Drenicën në pozitën e tetë me 35 pikë, katër më shumë se Trepca ’89 që është e nënta.

Kuqezinjtë nuk e kanë zyrtarizuar ende trajnerin e ri, derisa në fundjavë takohen me Prishtinën në “Fadil Vokrri”.

Ndeshjet kampionale të Drenicës me Sejdiun:

Ballkani – Drenica 3:0

Drenica – Prishtina 1:3

Drita – Drenica 4:1

Drenica – Flamurtari 3:1

Dukagjini – Drenica 1:3

Ballkani – Drenica 0:0

Llapi – Drenica 0:2

Drenica – Flamurtari 1:2

Feronikeli – Drenica 0:0

Drenica – Trepca ’89 2:4

Ndeshjet e Drenicës në Digitalb Kupë me Sejdiun:

Drenica – Gjilani 2:1

Prishtina – Drenica 3:0

Drenica – Prishtina 2:3.

Postime të ngjajshme
Sport

Qëndrim Gashi kërkohet nga tri skuadra elitare dhe një evropiane

Sport

E mërkura e pasur me futboll, vëmendja në Premierligë

Sport

Drita – Gjilani edhe më herët ishte luajtur pa shikues, ja kush kishte triumfuar

Sport

Bllokohet shitja e Newcastle, kjo është arsyeja