Sport

Ja si po përgatiten futbollistët e Anglisë para ndeshjes me Kosovën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lojtarët e Anglisë e kanë shfrytëzuar qendrën stërvitore të Southamptonit për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme kualifikuese Euro 2020 kundër Kosovës.

Djemtë e Gareth Southgate do të përballen me Kosovën në St Mary’s Stadium, në duelin e dy ekipeve të pamposhtura në grupin A.

Skuadra, e udhëhequr nga kapiteni Jordan Henderson, shfrytëzuan kohën e lirë për të bërë gjatë përgatitjeve për ndeshjet me ‘Dardanët’, përcjell lajmi.net.

Fryma e ekipit të Tre Luanëve ishte dukshëm pozitive pasi disa lojtarë kryesorë pozuan për foto.

Yjet e rinj si Harry Winks, Ben Chilwell, James Maddison, Trent Alexander-Arnold dhe Jadon Sancho ishin të pandashëm, dhe shpresojnë të bëjnë një ndikim të madh për Anglinë gjatë gjithë fushatës kualifikuese.

Ylli i Aston Villës Tyrone Mings ishte gjithashtu i pranishëm pas ftesës për ekipin senior – dhe madje mund të bëjë debutimin e tij ndërkombëtar në shtëpinë e ekipit që e liroi atë si një lojtar i ri.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv