Sport

Ja si e quan skuadra e Baselit, Edon Zhegrovën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Baselit po konsiderohet me fat që në radhët e veta ka një sulmues krahu si Edon Zhegrova, i cili nga mediumet zvicerane po quhet si “magjistari i ri i Superligës”.

Të enjten, mediumet më të mëdha zvicerane kanë shkruar për paraqitjen fantastike të Zhegrovës për rreth 20 minuta lojë sa i luajti në duelin kundër Zuerichut të mërkurën mbrëma.

Këtë ndeshje e fitoi Baseli bindshëm 4:0, derisa Zhegrova veç paraqitjes së mirë, arriti të realizojë edhe një supergol, shkruan sot Koha Ditore.

Në minutën e 80-të, realizoi golin e tretë për Baselin pas një aksioni individual në krahun e djathtë, ku depërtoi mes tre lojtarëve dhe pasi u fut në zonë shënoi gol.

Për Zhegrovën, ky ishte goli i parë këtë edicion në katër paraqitje në Superligën e Zvicrës ku në total ka regjistruar vetëm 82 minuta lojë. Pas tetë xhirove të zhvilluara në Superligën zvicerane, Baseli është lider me 19 pikë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv