Ka përfunduar ndeshja hapëse e xhiros së 16-të në Superligë, me Ballkanin që ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Gjilanit me rezultatin 2:1 dhe me këto tre pikë del në krye të klasifikimit me 34 pikë.
Në anën tjetër, Gjilani me këtë humbje zbret në vendin e dytë me 31 pikë.
Që të tre golat u shënuan në pjesën e parë.
Për vendësit realizuan Blend Baftiu (14’) dhe Jetmir Topalli (24’), kurse për gjilanasit, golin e vetëm e shënoi Gerhard Progni (37’).Ballkani – Gjilani 2-1. /BlicMedia.net
Renditja tabelare.