Sport

Ja sa miliona kanë fituar klubet dhe federatat sportive nga sponsorizimet

Disa federata dhe një numër i madh i klubeve kanë përfituar shumë nga Ligji i sponsorimit, që është aplikuar për herë të parë vitin e kaluar.

Janë në fakt para që është dashur t’i fitojë shteti nga tatimi, por që shkojnë për klubet sportive dhe për federatat. Është kjo një tjetër formë e përkrahjes së shtetit për sportin. Ka shumë klube që kanë përfituar qindra mijëra euro. Ka edhe klube që kanë përfituar shuma të mëdha e që vazhdimisht ankohen për mungesë të përkrahjes
Rreth tre milionë euro kanë përfituar 77 klube e katër federata sportive nga marrëveshjet e sponsorimit në vitin 2020. Ligji 2020 ishte sfidues për shumë biznese e rrjedhimisht edhe për organizatat sportive, shkaku i pandemisë që po vazhdon të ketë ndikim të madh.

Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për lëshimin e vërtetimit për sponsorime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit ka dhënë 227 vërtetime. Prej tyre 205 ishin për organizatat sportive.

KOHA ka siguruar një kopje të raportit të Komisionit, që ende nuk është bërë publik nga MKRS-ja. Viti 2020 ishte i pari i aplikimit të Ligjit për sponsorime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Dhe klube e federata të caktuara kanë përfituar goxha shumë prej tij.

Kryetari i Komisionit, Fatmir Kastrati, ka thënë se pandemia nuk ka ndikuar edhe shumë në mbështetje të klubeve dhe federatave sportive.

“Klubet dhe federatat kanë mundësi ta shfrytëzojnë Ligjin për sponsorim, duhet të jenë aktive. Edhe pse kohë e vështirë, vitin e kaluar ka pasur mbështetje nga sponsorët, pavarësisht pandemisë. Ligji iu ka mundësuar klubeve të gjejnë rrugët për të hyra dhe të mos presin vetëm prej MKRS-së dhe komunave. Është një mundësi e mirë edhe për zhvillimin e sportit në përgjithësi. Nëse menaxhohen mirë të hyrat, atëherë ka rezultate. Është e arritur e madhe, sepse shteti edhe pse nuk u jep para, ua ka ofruar një mundësi”, ka thënë Kastrati të martën për KOHËN.

Përfituesja më e madhe nga aplikimi i Ligjit është federata më e madhe në vend, ajo e futbollit. FFK-ja në emër të sponsorimit mori 510 mijë euro. Menjëherë pas saj është klubi i futbollit Ballkani, që ka përfituar 442,400 euro.

Klubi i Ligës së Parë në futboll, Onixi, është përfitues i 120 mijë eurove, ndërsa klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka përfituar nga sponsorimi 178 mijë euro.

Edhe klubi i Ligës së Dytë në futboll, ai nga Shtimja, Vjosa, ka përfituar 83 mijë e 500 euro, ndërsa klubi i futsallit Prishtina ka fituar plot 80 mijë euro.

Jo larg shpenzimeve të Yllit është klubi i basketbollit të femrave Prishtina, që ka përfituar 118 mijë euro. Ka marrë më shumë se Rahoveci, që ka 110,500 të hyra nga sponsorimi dhe Peja, që ka 108,830 euro.

Më pak se klubet e saj ka përfituar Federata e Basketbollit, që nga marrëveshjet e sponsorimit ka përfituar 64 mijë euro.

Ky ligj rregullon përkrahjen dhe mbështetjen financiare e materiale të aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive përmes sponsorimeve dhe reklamave.

Sponsoruesit për sponsorimeve në aktivitetet e sportit u njihet zbritja 30% nga tatimi në fitim.

ATK-ja dhe organet kompetente mbikëqyrin dhënien, pranimin dhe shfrytëzimin e sponsorimit dhe reklamimit për zbritjet e lejuara sipas këtij ligji.

ATK-ja dhe organet tjera kompetente, në qoftë se gjatë kontrollit vërtetojnë parregullsi dhe keqpërdorime gjatë shfrytëzimit të sponsorimit, mund të parashtrojnë kallëzime penale apo kundërvajtëse sipas legjislacionit në fuqi.

Ligji i sponsorimit ka hyrë në fuqi në vitin 2017, por vetëm vitin e kaluar ka nisur të aplikohet.

Në fakt, ka pasur shumë takime të ndryshme dhe fushatë të madhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës për të sqaruar të mirat që mund t’i kenë bizneset dhe organizatat sportive nga ky ligj. Ka pasur dyshime se Ligji do të ketë komplikime të ndryshme, por u vendos për aplikimin e tij.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, ka thënë se mund të cilësohet i suksesshëm përfitimi nga klubet. Por ai thotë se shuma e rreth 3 milionë eurove është vetëm 10 % e potencialit që mund të ndahet nga bizneset.

“Nisur nga fakti se viti 2020 ka qenë një vit ku ka dominuar pandemia e cila ka penguar zhvillimin e biznesit, gjykoj se marrëveshjet për sponsorim në mes bizneseve dhe organizatave sportive në masën mbi 3 milionë euro janë sinjal i mirë. Edhe pse kjo shumë është vetëm 10 % e potencialit që mund të ndahen mjete, është detyrë e organizatave sportive të hartojnë plane strategjike, e nga këto plane të përpilojnë ndaras planin e marketingut dhe pakon sponsoruese. Çdo biznes do të na trajtojë me seriozitet nëse para tyre paraqitemi me këto plane, sepse edhe ato ndërmarrje kanë planet biznesore dhe plane strategjike, andaj i vlerësojnë më shumë organizatat sportive që kanë plane në raport me atë organizatë sportive që është pa plane”, ka thënë Hasani.

KOHA ka mësuar nga burimet e saj në MKRS se Komisioni ka pranuar disa kërkesa për shqyrtim edhe në janar të vitit 2021, të cilat ende nuk i ka shqyrtuar.

Përfitimet e federatave dhe klubeve sportive nga marrëveshjet e sponsorimit dhe kompanitë që kanë sponsorizuar

Klubi i futsallit Fida – 9000 euro: (9000 Pozhegu Brothers)
Klubi i futbollit Rilindja – 10,000 euro: (10,000 Orbico)
Klubi i basketbollit Rahoveci – 110,500 euro: (2000 BDO Kosova, 30,000 Union, 3000 Consult Engineering, 5000 Geo&Land, 15,000, 12,000 Osa Termosistem, 1000 Haxhi Jaha Trade, 2500 BDO Kosova, 30,000 Union, 10,000 Haxhijaha)
Klubi i Sporteve të Ujit H2O – 30,000 euro: (12,000 Kos Prod, 1000 Automita, 17,000 Kosprod)
Akademia Basket – 25,000 euro: (25,000 BPB)
Shoqata Socio Edukative – Don Bosko – 45,000 euro: (45,000 BPB)
Klubi i basketbollit Peja – 108,830 euro: (15,000 Euro Lab, 3000 Vali-M, 5000 Burri Contrucion, 12,000 KS Dukagjini, 3000 Neli-Com, 2000 NTP Miloti-Ferid Shala, 28,000 Dukagjini, 1200 Bibita, 2400 Ultra Cosmetics, 10,000 Kompania e Sigurimeve Eurosig, 2000 Mentor, 7230 Fron Advertising, 3000 Ultra Cosmetics, 5000 Gazmend Muhaxheri B.I TN.TP. Gaf, 10,000 Elkos)
Klubi i atletikës Rogana – 600 euro: (600 Brickos)
Auto Moto Karting Klubi Prishtina Racing Team – 23.000 mijë euro: (3000 Kadiu, 20,000 Auto Kaqandolli)
Shkolla e Futbollit Kurda – 12,000 euro: (12,000 Bambus)
Klubi i basketbollit të femrave Prishtina – 118,000 euro: (20,000 Kosova Home, 2000 Autotrade, 30,000 Pozhegu Brothers, 6000 Desing Lifes, 30,000 Ndërrmarrja Publike Termokos, 30,000 KEIS)
Klubi i hendbollit për femra Shqiponja – 13,500 euro: (1000 Renea-D, 2000 Arma TEK, 2000 4 A, 2000 Ylli Pashtriku, 2000 Gerberland, 2000 Bota Re, 2500 Kompania Rajonale e Ujësjellësit, Gjakovë, 4000 Osmani Contruction)
Klubi i karatesë tradicionale Arbëria – 6000 euro: (6000 Birckos)
Top Sport and Education – 54,700 euro: (20,000 Exfis, 14,000 Tehnoburimi, 2700 Delta Invest, 8000 Pro Transport, 10,000 Inter Steel)
FC Prishtina Futsall 01 – 22,000 euro: (10,000 Exfis, 10,000 Fluidi, 2000 Kompania e sigurimeve Eurosig)
Klubi i Taekwondos Olympic Art – 9000 euro: (9,000 Exfis)
Klubi i futbollit 2 Korriku – 1000 euro: (1,000 Poli Pleks)
Klubi i futbollit Dardana – 2500 euro: (2,500 V&T Consulting)
Klubi i karatesë Barani – 3,000 euro: (3,000 Nura Group)
Klubi i futbollit Drenica – 10,000 euro: (10,000 Exfis)
Klubi i femrave i hendbollit Istogu – 26,000 euro: (2000 Arti Qeramika, 4000 Shatri, 15,000 Alfa I, 5000 Greenhouse)
Federata e Karatesë e Kosovës – 26,000 euro: (6000 As Term, 8000 BB Home, 12000 Albatours Vas Touroperator)
Klubi i basketbollit Dukagjini – 6,000 euro: (6,000 Happy)
Klubi i meshkujve i hendbollit Prishtina – 10,200 euro: (10,200 Capital)
Klubi i basketbollit Istogu – 33,500 euro: (16,000 Banana, 4000 Beni, 7000 Shalaj, 1500 Rinia Comerc, 5000 Greenhouse)
Klubi i femrave i hendbollit Kastrioti – 64,500 euro: (10,000 Nee CO Minex, 3000 Agrium, 3000 LB Ecoplan, 5000 Tripcan A&L Mining, 7000 Lala, 20,000 Euro Abi, 2000 L.T.I., 3000 EX Projekt, 3000 Via, 2500 Unioni Invest, 6000 Termoluli)
Klubi i notit Nemo OP – 5000 euro: (5000 ALT3C)
Klubi i meshkujve i volejbollit Ulpiana – 5000 euro: (5,000 Exfis)
FC Prishtina futsall – 80,000 euro: (60,000 Swiss Shped, 20,000 Banka Ekonomike)
Klubi i femrave i volejbollit Ferizaj – 3,400 euro: (2000, 1400 Stars)
Klubi i skitarisë Prishtina – 11,000 euro: (10,000 Autotrade, 1000 Opentech)
Klubi i karatesë Unsu – 2,000 euro: (1000 Auto Kaqandolli, 1000 Arl Gashi)
AK-PR-DTM – 5000 (5000 Exfis)
Federata e Futbollit e Kosovës – 510,000 euro: (350,000 Ipko Telecommunication, 160,000 TEB)
Autoklubi Eurogoma Racing Team – 8000 euro: (8000 Lisi M)
Klubi i volejbollit Ferizaj – 9000 euro: (7000 Këneta, 2000 Toni Company)
Klubi i boksit Kastrioti – 5000 euro: (5000 NNP Euro Invest)
FC Malisheva – 48,000 euro: (48,000 Patroni)
Klubi i çiklizmit Kastrioti – 5000 euro: (5000 Këneta)
Klubi i volejbollit Kastrioti – 3500 euro: (3500 United)
Federata e Basketbollit e Kosovës – 64,000 euro: (50,000 TEB, 14.000 Vitaminka Trade)
Shkolla e volejbollit për femra Gjinoci – 10,000 euro: (10,000 Exfis)
Klubi i futbollit Arbëria – 14,500 euro: (10,000 Jora Center, 4,500 Mega Petrol
3X3 Prishtina – 7,000 euro: (7,000 EBC Company)
Klubi i volejbollit Luboteni – 49,340 euro: (6000 Bahri Xhemajli B.I- N.Sh. Besa, 2000 Bageri, 2000 Bageri-1, 2000 Kosova Asfalt, 12,000 Viva Fresh, 4340 Ballkan Petrol, 1000 Feri-Llak, 5000, 5000 Kosova e Re, 10,000 Fitorja)
Klubi i xhudos Ippon – 35,000 euro: (25,000 Auto Sherreti, 10,000 brand Invest)
Klubi i futbollit Dardania – 9.000 euro: (6,000, 3,000 Proton)
Klubi i boulingut A.R. Katana – 10,000 euro: (10,000 OrangeNet L.L.C. (Telkos)
Klubi i futbollit Ferizaj – 36,500 euro: (20,000 HIB, 10,000 Kosova e Re, 6500 Dauti Komerc)
Autoklubi Ferizaj – 1000 euro: (1000 4 Stars)
Klubi i volejbollit Fer Volley – 10,900 euro: (3500 United, 3000 Rinia Contruction, 4400 Loni-1)
Klubi i basketbollit Vëllaznimi – 10,300 euro: (8000 Nesim Bakija, 300 Valoni, 2000 Ramadan Jetishi)
Klubi i futbollit Çeliku – 3000 euro: (3000 Eurometal)
Shkolla e futbollit Peja – 1500 euro: (1500 Proton)
Klubi i futbollit Bashkimi – 9000 euro: (5000 Papenburg&Adriani Company, 1000 Ndërtimi, 3000 3B Project)
Klubi i basketbollit Trepça – 48,591 euro: (9500 Mada Group, 9500 Solos Studio, 6091 EB Group, 2000 Lin-Projekt, 9500 Kerasan, 2000 Universe Pharma, 1000 Regina Colori, 9000 Kompania e Sigurimeve Eurosig)
Klubi i basketbollit Ylli – 178,000 euro: (120,000 Frutex, 15,000 Graniti&Co, 10,000 Banka për Biznes, 30,000 Dauti Komerc, 3000 Euroing)
Klubi i futbollit Vjosa – 83,500 euro: (3000, 5000 Kalaja Epox, 5000 Loni Pergola, 500 Kadolli, 70,000 Besimi Comerce)
Klubi i futbollit Ulpiana 1926 – 13,750 euro: (3750 Bageri-1, 10,000 Kosova Asfalt)
Klubi i futbollit Ballkani – 442,400 euro: (30,000 Ndërtimi, 30,000 Alba, 15,000 NPT Etnika, 50,000 Bashkimi Projekt, 310,000 Cima, 2400 Edag, 5000 Kema-Pack)
Klubi i futbollit Onix – 120,000 euro: (100,000 Spital Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim, 20,000 Intering)
Klubi futbollistik Gallaksia – 5000 euro: (5,000 ProTex)
Klubi i boksit Nitro – 6000 euro: (6,000 Ballkan Petrol)
Klubi i futbollit Dardanët – 7500 euro: (6000 V&T Consulting, 1500 Al Energineering)
Autoklubi Prishtina-DTM – 9000 euro: (5000 Auto Mita, 4000 Alb-Architect)
Klubi i hendbollit meshkujt Deçani – 1400 euro: (1400 Geocad)
Klubi i tenisit Peja – 3000 euro: (3000 Ultra Cosmetics)
Klubi i volejbollit Prishtina Volley – 18,400 euro: (18,400 Ultra Cosmetics)
Klubi i futbollit Korenica – 5000 euro: (5000 As Term)
Klubi i sporteve të ujit Ortila – 8000 euro: (8000 Spitali Ortila)
Klubi i volejbollit Theranda – 10,000 euro: (10,000 Frutex)
Shkolla e futbollit Suhareka – 1500 euro: (1500 Ecotech-Pest Control)
Klubi i futbollit Besa – 80,000 euro: (30,000 Dukagjini-Invest, 50,000 Dukagjini)
Klubi i futbollit Trepça ’89 – 23,000 euro: (5000 Remo Com Ing, 8000 Alliance Kosovo, 10,000 Aurora Group)
Klubi i volejbollit M-Technologie – 20,000 euro: (20,000 Banka Ekonomike)
Federata e Auto Sporteve të Kosovës – 15,000 euro: (15,000 Metal Teknika Asllani)
Klubi i fitnesit-bodibildingut Arnoldi – 2400 euro: (2400 Ultra Cosmetics)
Klubi i basketbollit Ponte Prizreni – 29,500 euro: (4500 Kompania e Sigurimeve Eurosig, 25,000 Qami Construction)
Klubi i futbollit Shkëndija – 20,000 euro: (20,000 Banka Ekonomike)
Klubi i futbollit Ardhmëria – 3000 euro: (3000 Vali-M)
(Shënim: Në tabelën që e ka KOHA nuk shihet emri i një klubi të basketbollit të femrave që ka përfituar 52.900 euro nga kompanitë: Dukagjini, me vlerë prej 50 mijë euro, Forumi 2000 euro dhe Ahmetaj Group 900 euro)

Postime të ngjajshme
Sport

Të enjten dhe të premten mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall

Sport

“Ferizaj ka mbetur në mëshirën e Zotit dhe shumë afër shuarjës”

Sport

Sopi i kundërpërgjigjet fuqishëm Abedin Zekës, sqaron situatën e Traores

Sport

Agim Sopi transferon edhe një ish lojtar të Trepçës ’89 në Suedi, flet presidenti Abedin Zeka