Lajme

Ja sa është numri total i rasteve pozitive në Kosovë

Momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 333 raste aktive me koronavirus, ndërsa numri total i rasteve pozitive është 16.502.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar dje përmes komunikatës 24 orëshe se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 77 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

Lajme

Ish-deputeti VV’së rrëfen për përballjen me Covid-19

Lajme

Lukaku thyen një tjetër rekord tek Inter