Sport

Ja sa do të mungoj Rrahmani pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Moldavisë

Viti 2020 nuk ishte aspak me fat për Kosovën. “Dardanët” u përballën me shumë mungesa për shkak të lëndimeve dhe situatës me COVID-19 gjatë gjithë vitit.

Natyrisht, kjo i kishte edhe pasojat e veta pasi skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes regjistroi rezultate negative derisa e humbi edhe mundësinë e kualifikimit në “Euro 2020”.

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e fundit për këtë vit të mërkurën (18 nëntor) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Moldavisë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e “Dardanëve” në grupin C3 të Ligës së Kombeve, derisa Kosova e fitoi me rezultat minimal, 1:0.

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani pësoi një lëndim në fillim të kësaj ndeshje, me ç’rast u detyrua të largohet nga fusha e lojës, ani pse në fillim tentoi ta vazhdonte ndeshjen.

Ndihmëstrajnerin i Kosovës, Muharrem Sahiti në një intervistë për “Zërin” ka folur në lidhje me shkallën e lëndimit të Rrahmanit.

Sahiti i cili e drejtoi Kosovën në ndeshjet e nëntorit shkaku i mungesës së Bernard Challandes, tha se lëndimi i Rrahmanit është mjaft specifik.

“Amir Rrahmani pritet të mungojë deri në tri javë pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Moldavisë”, ka deklaruar Muharrem Sahiti.

“Lëndimi i tij është specifik. Ai tentoi ta vazhdonte lojën, por ishte e pamundur”, tha Sahiti.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet detaji tronditës për vdekjen e Maradonës

Sport

Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital

Sport

Llapi në pozitë të vështirë, ish-ndihmësi i Tahir Batatinës gati ta mbyllë vjeshtën si lider i Ligës së Parë

Sport

Klubi emblemë në futbollin e Kosovës me të cilin po bëhen eksperimente!