Sport

Ja sa bileta u takojnë tifozëve ‘Dardanë’ në ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nuk ka dyshime, ndeshja gjysmëfinale e Play-Offit në Ligën e Kombeve, ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars të vitit 2020, në Shkup.

Sipas portalit sportiv maqedonas, “Sport”, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka vendosur që ndeshja të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.

Sa u përket biletave, UEFA ka vendosur të ndajë 8 për qind të biletave për tifozët mysafirë.

Stadiumi në Shkup ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe me rregulloren e UEFA-së, 3 mijë bileta do t’u takojnë “Dardanëve”, të cilët do të ruhen nga Policia e Kosovës.

Ndeshja gjysmëfinale në Play-Offin e Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars nga ora 20:45.

Fituesi i këtij takimi, do të luajë ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë në finale, e cila e siguron një biletë për Kampionat Evropian.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv