Lajme

Ja pse e anuloi vizitën në Beograd, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të vizitojë Beogradin në tetor, ashtu siç ka paralajmëruar në disa raste presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan të mërkurë ngazeta serbe “Danas”.

Kjo gazetë, bazuar në burimet e saj diplomatike thotë se Rusia nuk është e kënaqur që së fundi Serbia është afruar shumë me SHBA-në sa i përket politikës së jashtme, sidomos pas takimit të 4 shtatorit në Washington ku u firmosën zotime nga Serbia e Kosova për normalizim ekonomik.

“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë shënon dhe një kthesë në humbjen e ndikimit të Rusisë në Ballkan, gjë që e nervozon Kremlinin. Serbia po e zgjidh çështjen me Kosovën pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe po afrohet me SHBA-në, e cila po rritet në kurriz të Rusisë”, ka thënë burimi i gazetës “Danas”.

Vuçiqi gjatë vizitës së tij në Moskë në qershor, kishte thënë se Putini ia ka konfirmuar kthimin e vizitës gjatë tetorit. Vuçiqi këtë e kishte quajtur “ngjarje të mahnitshme”.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Këngëtarja Vera Oruçaj pritet në takim nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

Lajme

Çka ndodhi në Kosovë? Për pak ditë u trefishuan rastet me Covid-19