Lajme

Ja pse duhet të jetë Memli Krasniqi në krye të PDK-së

Një nga figurat më të njohura, të ditura e të zëshme të PDK-së, padyshim se është Memli Krasniqi. Krasniqi, në çdo post dhe detyrë ka treguar përgjegjësi të lartë, siguri dhe fleksibiltet për tia dalë mbanë më së miri.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shpallur kandidaturën për të parin e kësaj partie. Krasniqi e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, duke thënë se është i vendosur ta çlirojë potencialin e demokracisë, meritokracisë dhe përkushtimit, që sipas tij,

PDK-ja të jetë derë e hapur për gjithësecilin që do dhe ka çfarë t’i japë vendit, shoqërisë dhe institucioneve shtetërore. Ngritja akademike, eksperienca në fushën e politikës dhe ajo e marrë nga detyrat e mëparshme, janë indikator dhe tregues se Memli Krasniqi është figura e denjë për të qendruar në krye të PDK-së, e cila në këto rrethana ka nevojë të jashtëzakonshme për reformim.

Ndryshe, Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se Memli Krasniqi nuk e ka asnjë kundërkandidat në garën për kryetar të partisë. Hamza tha sot se Krasniqi i ka të gjitha karakteristikat e liderit të partisë.

Ndryshe, Memli Krasniqi është bashkëshort dhe baba i lumtur. Jeta e tij private duket mjaftë e rregullt. E shoqja, Meliza, tashmë i ka dhënë mbështetje publike për kandidimin e tij për të parin e PDK-së. /kosovarja-ks.com/

Postime të ngjajshme
Lajme

Kurti tregon nëse do shkarkohet kryediplomatja Donika Gërvalla

Lajme

Ky është kosovari që humbi jeten në plazhin e Shëngjinit

Lajme

Zjarr në Suharekë: Kryetari kërkon ndihmë

Lajme

Zjarr i madh në fshatin Studençan të Suharekës