Sport

Ja kush e bindi Riberyn t’i bashkohet Fiorentinës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Franck Ribery ka zbuluar se Luca Toni e bindi t’i bashkohet Fiorentinës pasi është afër kompletimit të transferimit si lojtar i lirë.

Ribery mbërriti me stil në tokën italiane, duke udhëtuar me një avion privat me gruan Wahiba para se të përshëndetet nga qindra tifozë të Fiorentinas, dhe 36-vjeçari pranon se ish shoku i tij i skuadrës te Bayern Munich luajti një rol kryesor në lëvizjen e tij.

“Jam i lumtur, unë jam këtu me familjen time”, tha ai fillimisht, përcjell lajmi.net.

“Unë kam biseduar me Fiorentinën për javën e kaluar, si dhe me Toni, i cili më tha se Fiorentina është një klub i shkëlqyeshëm në një qytet të bukur”.

“Jam i lumtur sepse më pëlqen të jem këtu, madje edhe gjuha. Nuk e kuptoj në mënyrë të përsosur, por është gjithçka e mirë”.

Francezi do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me Viola dhe do të prezantohet nesër në orën 20:00.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv