Lajme

Ja kur fillon takimi Kurti-Mustafa

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të takohen sot në ora 11:00, në hotel Sirus, mëson Gazeta Express.

Ky takim vjen një ditë para së të përfundojë afati për koalicione parazgjedhore.

Temë kryesore është një bashkëpunim eventual në mes të dy partive, që do të mund të qojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK dhe VV me një listë të përbashkët zgjedhore.

30 gushti është dita e fundit që partitë mund të dorëzojnë në KQZ, koalicionet parazgjedhore.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin zhvilluar takim për të diskutuar për këtë çështje, menjëherë pasi që Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Ata u takuan edhe ditë më parë, kur LDK nominoi për kryeministre Vjosa Osmanin. Të dy partitë, nuk po mund të arrijnë marrëveshje sa i përket pozitës së kryeministrit./Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat