Lajme

Ja kur do të vie kontigjenti i dytë me vaksina në Kosovë

Ky kontingjent ka arritur më 28 mars, ndërsa procesi i vaksinimit ka filluar më 29 mars, ku dozën e parë të kësaj vaksine e ka marrë kryeministri Albin Kurti. Prioritet në vaksinim kanë pasur personeli shëndetësor, personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Në Kosovë deri tani vaksinën antiCOVID-19 e kanë marr rreth 21 mijë persona, ndonëse kontingjenti i parë dhe i vetëm i kësaj vaksine që ka arritur në vend është me 24 mijë doza të kompanisë AstraZeneca, e që janë siguruar si donacion nga programi COVAX.

Ky kontingjent ka arritur më 28 mars, ndërsa procesi i vaksinimit ka filluar më 29 mars, ku dozën e parë të kësaj vaksine e ka marrë kryeministri Albin Kurti.

Prioritet në vaksinim kanë pasur personelit shëndetësor, personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Nga ardhja e këtij kontingjenti, Kosova ende nuk ka siguruar doza tjera të vaksinës, ndonëse ditë më parë Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka ndarë për Kosovën 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer” në luftën kundër pandemisë COVID-19, por nuk është saktësuar se kur do të vijnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me anë të një njoftimi në Twitter thotë se, “qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thash edhe Albin Kurtit”.

“95 mijë doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi këtu në këtë së bashku”, ka thënë ajo.

Edhe ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas i cili ishte një ditë më parë për vizitë në Kosovë tha se gjatë javëve të ardhshme do të vijnë edhe një numër prej 100 mijë vaksinave antiCOVID në Kosovë.

Gjatë konferencës për medie, Maas theksoi se është i vetëdijshëm që kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj theksoi se do të vazhdojnë t’i dalin në ndihmë Kosovës për të vaksinuar edhe pjesën tjetër të popullsisë.

Edhe pse është premtuar për ardhjen e kontingjenteve të reja të vaksinave, edhe ky i tanishmi ende nuk ka përfunduar, duke u vërejtur kështu një hezitim për vaksinimin.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin